Reali “likuidon” Osasunan dhe i afrohet titullit, Getafe fiton për mbijetesën

by admin
Spread the love

Tashmë është vetëm çështje kohe që Real Madridi të fitoj matematikisht titullin kampion në LaLiga. Të besuarit e Ancelottit ndodhen 17 pikë larg vendit të dytë, ndërsa në javën e 33-të mposhtën në transfertë Osasunan me rezultatin 3-1.

Ishte David Alaba ai që hapi siparin e takimit duke e çuar rezultatin në 1-0. Megjithatë, “Galaktikët” nuk e festuan si duhej golin, pasi vetëm një minutë më vonë, Ante Budimir vendosi baraspeshën duke shënuar për Osasunan.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë Reali kaloi sërish në epërsi me Asension.

Në pjesën e dytë, Reali kishte dy shanse të arta për të rritur diferencat. Gjyqtari i ndeshjes akordoi 2 penallti në 7 minuta për “Los Blancos” për në të dyja rastet Karim Benzema nuk shënoi dot duke i shpërdoruar rastet.

Megjithatë, Lucas Vazquez i dha edhe qetësinë ekipit të tij në minutën e fundit pasi shënoi edhe golin që vulosi rezultatin final të takimit në 3-1.

Më para sakaq u luajt edhe ndeshja Celta Vigo-Getafe që përfundoi në favor të këtyre të fundit. Dygolëshi i Borja Mayoral mjaftoi për miqtë që dolën nga ky takim me pikë të plota. /oversport.tv

LALIGA – Java 33

Osasuna – Real Madrid 1-3
Shwnues:
Budimir 13’ / Alba 12’ Asensio 45’, Vazquez 90+6’

Celta Vigo – Getafe 0-2
Shwnues:
Borja Mayoral 23’, 51’

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like