Reali i “rrëmbeu” objektivin, Guardiolës i ikën truri: Ishte ideali për ne

by admin
Spread the love

Shumë klube të mëdha ndjekin prej kohësh Jude Bellingham, por garën për talentin anglez e fitoi Real Madrid.

19-vjeçari i Borussia Dortmund, do të luajë në “Santiago Bernabeu” duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Pep Guardiola e donte te Manchester City i tij, por dëshira nuk po i plotësohet, pasi Bellingham preferon “Los Blancos”.

Spanjolli është një admirues i flaktë i mesfushorit të kombëtares angleze.

Defensa Central zbulon fjalët e Guardiolës drejtuar disa miqve të tij në lidhje me humbjen e këtij rasti të artë.

“Sa keq, ai ishte lojtari ideal për përforcimin e Man City”.


Top Channel

You may also like