Reali i Mbapesë, sulmi bombastik i Ançelotit/ Me Vinicius e Bellingam do të krijohet një treshe që tmerron Europën

by admin
Spread the love

Të martën në mbrëmje pas seancës së fun dit stërvitore para takimit në Champions kundër Sociedadit, Kilië Mbape thirri presidentin e PSG-së Naser Al-Khelaifi. Dhe së bashku me trajnerin Luis Enrike dhe drejtorin sportiv Luis Okampos, ai i informoi atë për vendimin e tij për t’u larguar nga klubi për të cilin luan prej shtatë sezonesh.

Mbape u ble prej Monakos për një tarifë prej 180 milionë eurosh dhe nga 30 qershori do të largohet falas. Të gjitha rrugët e tij e çojnë në Madrid, edhe pse ende askush nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht. Ndoshta në garë mbetet Liverpuli, ndonëse dhe anglezët nuk janë gati të plotësojnë çdo tekë të kapitenit të Francës. Për më shumë që dhe Klop do të largohet në fund të sezonit.

SULMI GALAKTIK – Për momentin dy gjëra dihen, që Mbape ia ka komunikuar PSG-së largimin dhe që klubi francez e ka konfirmuar me anë të një komunikate për mediat. Tani pritet lajmi i tretë dhe më i rëndësishmi nga ku do të mësohet dhe klubi i ardhshëm i francezit. Njoftimi do të vijë pak më vonë, por në Madrid ata po përshtaten me atë që kanë thënë në Paris për disa javë:

Mbape do të luajë nën Karlo Ançelotin në një skuadër me Viniciusin, Rodrigon dhe Bellingamin, në atë që pritet të bëhet një njësi sulmuese shkatërruese në terma të fuqisë, shpejtësisë, klasit dhe moshës. “Galacticos” të kohëve moderne kanë një shtëpi të re me shkëlqim të argjendtë, të mbuluat me çati, një fushë për t’u pasur zili dhe një të ardhme për t’u shkruar.

Ndoshta kjo është arsyeja pse dje Orelië Tçuameni, shok skuadre me Mbapenë te Franca ishte i pari nga lojtarët e Realit të Madridit që reagoi dhe këtë e bëri duke postuar dy shporta me kokoshka. Mesazhi është i qartë, francezi mendon se do të jetë argëtuese.

MBAPE REAL

QERSHIA MBI TORTË – Kilië Mbape, në pritje të zyrtarizimit, cilësohet si “qershia mbi tortë” për inaugurimin me kapacitet të plotë të stadiumit “Santiago Bernabeu”, një stadium multi funksional që do të presë jo vetëm futboll por edhe sporte të tjerë, koncerte, panaire e të tjera evente.

E nëse dikush mendon se Reali ka mbërritur në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve 11 herë në 13 vitet e fundit – e ka fituar 5 herë trofeun – tani duhet të shqetësohen vërtet. Sepse Mbape që po vjen kompleton një skuadër që po kërkonte me ankth pasuesin e Karim Benzemasë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like