Reali fiton titullin e 35-të në LaLiga, Alaves merr tre pikë shpresë

by admin
Spread the love

Reali i Madridit shpallet kampion i Spanjës për herë të 35-të në historinë e klubit. Skuadra e Ancelottit ka mposhtur 4-0 Espanyolin në “Santiago Bernabeu” dhe është shpallur kampione e vendit 4 javë para përfundimit të kampionatit.

Tekniku italian ka bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë në stol disa nga yjet e skuadrës për gjysmëfinalen e Championsit kundër Manchester City, por ata që kanë zbritur në fushë nuk kanë zhgënjyer, duke kaluar me lehtësi miqtë nga Barcelona.

Rodrygo shënoi 2 gola në pjesën e parë, ndërsa Asensio dhe Benzema shënojnë në pjesën e dytë për të plotësuar pokerin. Reali fiton titullin e radhës në Spanjë dhe në mesjavë synon një vend në finalen e Championsit.

Duket se Villarreal është përqendruar te gjysmëfinalja e Champions League kundër Liverpool, pasi ka zhgënjyer në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. “Nëndetësja e verdhë” mposhtet 2-1 në transfertën kundër Alavesit, që falë këtij suksesi vazhdon të shpresojë tek mbijetesa mes më të mirave të Spanjës, sepse tani është vetëm 4 pikë larg shpëtimit. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

Spanjë-LaLiga / Java e 34-t

Alaves- Villarreal 2-1

Laguardia 4’, Escalante 31’ / Chukwueze 47’

Real Madrid- Espanyol 4-0

Rodrygo 33’, 43’, Asensio 55’, Benzema 81’

You may also like