Reali “blindon” mbrojtësin brazilian, klauzola e largimit e paimagjinueshme

by admin
Spread the love

Eder Militao do të jetë pjesë e Real Madridit deri në vitin 2028.

Klubi “galaktik” ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin brazilian, i cili do të vijojë të japë kontributin e tij me “Los Blancos”. Militao u bashkua me Realin në vitin 2019, kur ishte 21 vjeç dhe me paraqitjet e tij konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Braziliani ka fituar 9 tituj: 1 Champions League, 1 Kupën e Botës për Klube, 1 Superkupë Europe, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanje.

Militāo ka luajtur 143 ndeshje me ekipin e Realit, në të cilat ka shënuar 11 gola, dhe është lojtar i përfqësueses së Brazilit, skuadër me të cilën ka luajtur 30 ndeshje dhe me të cilën ka fituar Kupën e Amerikës në vitin 2019, raporton Supersport.

Ajo çka bie në sy është se klauzola e Militaos është 1 miliard euro, një shifër e paarritshme nga asnjë klub, duke konfirmuar se mbrojtësi konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të klubit madrilen.


Top Channel

You may also like