Real Madridi, nje skuadër me dy fytyra. Do të ishte në vendin e gjashte nese mbyllej gjithçka ne 45 minuta

by admin
Spread the love

Një skuadër me dy fytyra, por që di të kujdeset që në fund kujtimi që lë pas të jetë i ëmbël për tifozët e vet. Nëse nuk është e qartë po flasim për Realin e Madridit aktual.

Një skuadër që në pjesët e para futet në lojë disi me përtesë, ngjan me një skuadër dembele, që jo rrallë i fal gola kundërshtarit. Por që që në 45 minutat e dyta transformohet duke bërë gjithçka për vete, duke i kthyer humbjet në fitore. Treguesi më i qartë për këtë janë përmbysjet e realizuara në këtë sezon në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë. Janë plot 10 të tilla.

Këto dy fytyra që ka shfaqur skuadra e Karlo Ançelotit shpjegohen qartë kur analizohen rezultatet e “Los blancos” para dhe pas pushimit ndërmjet dy pjesëve. Klasifikimi i La Liga-s, duke numëruar vetëm 45 minutat e para, e vendos Realin e Madridit në pozitën e gjashtë. Në pushimin midis dy pjesëve, Reali ka fituar tetë nga 21 ndeshjet dhe në pesë prej tyre, Ançeloti duhej të aktivizonte planin B, atë të përmbysjes. Reali ka grumbulluar 32 pikë në pjesë e para, 10 pikë pas Bilbaos, skuadra që paraqitet më mirë në pjesët e para.

Pjesët e dyta janë territori i Madridit. Përgatitja fizike e fuqishme e skuadrës së bardhë është një pikë për t’u marrë parasysh në këtë transformim. Por kjo nuk është e vetmja gjë që i bën “Los blancos” të kenë aftësinë për t’i dhënë një ose dy kthesa ndeshjeve për të kaluar pikën e gjysmës në Ligë me 17 fitore (nëntë më shumë se në pjesën e parë), tre barazime (pesë më pak) dhe vetëm disfata e pësuar në “Metropolitano” (katër më pak). Kurba e rezultateve të Madridit pasqyron gjithashtu atë ndryshim rrënjësor midis dëmit të shkaktuar para pushimit dhe asaj që ndodh kur ai rikthehet në fushë. Pas 45 minutave të para, Madridi ka shënuar 14 nga 45 golat e tij, teksa ka pësuar shumë më pak.

Në Las Palmas, Ançeloti theksoi aftësinë e ekipit të tij për të reaguar, për të mos u dorëzuar kurrë. Por, dhe nuk është hera e parë që e bën këtë. “Është një forcë që e kemi me pankinën e motivuar. Kontribuon shumë kur futemi në fushë, por do të donim t’i shijonim më shumë fitoret nëse do t’i arrinim më thjesht”, tha italiani. Deri më tani këtë fushatë, tifozët madrilenë e kanë shijuar aftësinë e ekipit të tyre për të jetuar deri në limite. Përjashtim bëjnë ndeshjet e zgjidhura me shumë minuta të mbetura.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like