Real Madridi fiton ndeshjen dramatike kundër Unionit, Interi ndalet nga Sociedadi dhe kalon tutje nga vendi i dytë

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet tjera të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

  

Real Madridi ka shënuar fitore dramatike 2:3 kundër Union Berlini në udhëtim, në kuadër të Grupit C, shkruan lajmi.net.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 45-të me anë të Volland, pak çaste pasi Modriq dështoi nga penalltia.

Megjithatë, Los Blancos u rikthyen në pjesën e dytë me dy golat e Joselu në minutat 61 dhe 72.

Sidoqoftë, barazimin Unionit ia siguroi Kral, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Një minut pa përfunduar koha e rregullt, Ceballos i siguroi fitoren mysafirëve me golin e tretë.

Real Madridi është i pari me 18 pikë, ndërsa Unioni i fundit me dy pikë gjithsej.

Interi ka dështuar të shkoj në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve nga pozita e parë, pasi ka barazuar me Sociedadin.

Ndeshja e zhvilluar në Milano u mbyll pa gola 0:0.

Real Sociedad me 12 pikë është në pozitën e parë, po aq sa ka edhe Interi, por me goldallim më të dobët se ekipi baskë./Lajmi.net/

You may also like