Ratifikohet marrëveshja Kosovë-Zvicër për menaxhim të burimeve ujore në Kosovë

by admin
Spread the love

Deputetët kosovarë e kanë kaluar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Zvicrës për programin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Kosovë ka kaluar.

Të 83 deputetët që ishin të pranishëm votuan për duke e kaluar këtë projektligj pa as një votë kundër.

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha se ky projekt pritet të zhvillohet përgjatë dhjetë vjetëve, gjegjësisht në vitet 2021-2031.

Ai tha se projekti ndahet në tri faza, ku qeveria zvicerane pritet të kontribuojë me 18.9 milionë euro, ndërsa Kosova me 5.7 milionë euro.

Faza e parë parashihet të përfundojë në pesëvjeçarin e parë, ku do të investohen 8.2 milionë euro nga Zvicra, dhe 1.7 milion euro nga Kosova.

You may also like