Rasti “Regeni”, Gravina: Refuzuam Botërorin 2030 me Arabinë dhe Egjiptin, morali ka më shumë rëndësi

by admin
Spread the love

“Në botën e sportit, çështjet morale janë themelore. Ne gjithmonë flasim për vlerat, përpiqemi t’u tregojmë të rinjve se sa themelor është imazhi, kultivimi i pasionit dhe respektimi i vlerave të mëdha të sportit”-kështu e nisi fjalën e tij presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ndërsa zbuloi se Italia ka refuzuar të organizojë Kupën e Botës 2030 në bashkëpunim me Arabinë Saudite dhe Egjiptin.

Gravina zbuloi se ky vendim erdhi për shkak të çështjes “Regeni”.

“Ne e hodhëm poshtë propozimin me bindje, edhe pse ishim të vetëdijshëm për mundësinë e madhe të suksesit të këtij kombinimi Egjipt-Arabi Saudite-Itali. E bëmë këtë për arsye të problemeve ndërkombëtare, të lidhura me “Rastin Regeni”. Nuk mund të pretendosh gjithmonë se asgjë nuk ka ndodhur”-deklaroi ndër të tjera kreu i federatës italiane.

Giulio Regeni ishte një i ri italian, diplomuar në Universitetin Italian të Cambridge, i cili u rrëmbye dhe u torturua për vdekje në Egjipt. Regeni ishte një student doktorature në Kolegjin Girton, Cambridge,, duke studiuar sindikatat e pavarura të Egjiptit dhe ishte gjithashtu një ish-punonjës i firmës ndërkombëtare të konsulencës Oxford Analytica.


Top Channel

You may also like