Rasti në Ohër pjesë e luftës hibride kundër RMV-së – Shqip

by admin
Spread the love

“TË MOS BLLOKOHEN RRUGËT, THIRRJE QË 4 SHKURTI TË SHËNOHET NË MËNYRË DINJITOZE”

Rasti i fundit në Ohër, me rahjen e sekretarit të një klubi bullgar, që cënuan raportet e brishta Shkup-Sofje, është pjesë e luftës hibride kundër Maqedonisë së Veriut – shprehet i prerë Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një prononcimi për “Utrinski Brifing”. Sipas tij, sic percjell KlanM, ngjarjet e fundit janë pjesë e një skenari më të madh, pas të cilit qëndrojnë politikanë të papërgjegjshëm.

“Të grupacionit të njëjtë janë njerëzit që rrahin edhe ata që janë rrahur. Kjo dëshmon këtë luftë hibride. Këtë e bëjnë edhe politikanë për shkak të interesave politike, gjeostrategjike për të treguar se shteti nuk i respekton qytetarët e tij, që absolutisht nuk është e saktë. Shteti, sistemi gjyqësor gjithcka është vënë në funksion të hetimeve” – tha Oliver Spasovski.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, sic percjell KlanM, ka deklaruar se nuk ka nevojë që qytetarët të organizohen për të bllokuar rrugët ose për të vënë roje nate tek varri I Goce Dellçevit, duke bërë thirrje që shënimi I përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit të bëhet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze kurse MPB-ja dhe shërbimet e sigurisë do të jenë aty për të siguruar kushte të sigurta. /KlanMacedonia/

You may also like