Rasti “Feniksi” – të dorëhiqet Mickoski – Shqip

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE: Përpjekje për të defokusuar opinionin

Rasti “Feniksi” edhe një herë dëshmoi se VMRO-DPMNE është parti kriminale që pamëshirshëm ka plaçkitur popullin nën velon e të ashtuquajturit “patriotizëm” – percjell KlanM, press-konferencwn e sw shtunw sw LSDM-sw.

Socialdemokratët thonë se ky rast është edhe një dëshmi se “Shkupi 2014” është një projekt megakriminal, që kishte synim pasurimin e një grupi njerëzish rreth ish-Kryeministrit Gruevski.

Por, sic njofton KlanM, nga LSDM-ja kërkojnë përgjegjësi dhe nga lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Pas rastit të fundit të djeshëm, a do të dorëhiqet Hristijan Mickoski për shkak se është lider i një partie kriminale për funksionarët e të cilëve vazhdimisht hapen lëndë për krime të bëra? Gjatë gjithë javës nga Pallati i Bardhë i jashtëligjshëm, bëheshin thirrje për organet e pavarura gjyqësore, për dorëheqje, kurse sot kur në sipërfaqe doli krimi i ri I DPMNE-së, askund nuk janë”, tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.

Ndryshe në rastin “Feniks”, ish-Kryeministri dhe Kryetari i Nderit i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, ish-Ministri i Financave, Zoran Stavreski, ish-Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska, dy Kryebashkiakë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, sic percjell KlanM, ngarkohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 16 milionë euro, përmes përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”.

Nga VMRO-DPMNE duke komentuar këtë rast, kanë thënë se LSDM-ja dhe BDI-ja përmes rasteve para 10 apo 15 viteve përpiqen ta defokusojnë opinionin nga krimet që bëhen nga pushteti aktual./KlanMacedonia

You may also like