Raporti vjetor financiar, klubi holandez fiton më shumë nga shitja e birrave në stadium sesa transfertat e lojtarëve

by admin
Spread the love

Klubi i Premierligës holandeze Tuente ka publikuar raportin vjetor financiar, i cili zbulon se ka fituar më shumë nga shitja e birrës sesa nga shitja e lojtarëve. Tuente fitoi 10 milionë euro nga shërbimet e kateringut në stadium, pjesa më e madhe e të cilave shkon për shitjen e birrës. Klubit i kanë mbetur 6.5 milionë euro.

Në të njëjtën periudhë, Tuente fitoi 3.7 milionë euro nga transferimet e lojtarëve.

Klubi nga Enshade aktualisht është i katërti në ligë dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve, skuadra kap vlerën e rreth 54 milionë euro. Më i shtrenjtë është mbrojtësi i majtë, Gijs Small, i cili vlerësohet me 6 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

You may also like