Ramë Lahaj takon rastësisht dy shqiptarë duke bërë muzikë në rrugët e Francës – Këndon shqip bashkë me ta

by admin
Spread the love

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj është vazhdimisht duke udhëtuar në vende të ndryshe për shkak të angazhimeve profesionale.

Së fundmi, Lahaj ndodhet në qytetin francez Nancy ku edhe zbuloi se po mban prova vazhdimisht me produksionin e ri të Toscas.

Por, pas një dite ‘të lodhshme’ siç e përshkruan vet tenori, ai rastësisht në rrugët e qytetit ka takuar dy muzikant shqiptare të cilët po bënin muzikë shqipe për kalimtarët.

Pa hezituar, Ramë tha se iu bashkua atyre duke thënë se shpirti i gjeti qetësi pas kësaj rastësie të bukur.

Tenori publikoi videon në llogarinë e tij në Instagram ku ai shihet duke kënduar bashkë me muzikantët që luanin me veglat muzikore.

Më poshtë postimi i plotë i Ramë Lahaj:

Për më shumë se një muaj provash të gjata e të lodhshme të produksionit të ri të Tosca-s këtu në Nancy të Francës, sot shpirti më gjeti qetësinë kur mbas një dite të ngarkuar me të dalë nga Teatri gjej dy muzikant shqiptarë që po luanin muzikën e bukur Shqipe e unë si amator i saj, patjetër që u ula të shuaj mall bashkë me ata… Zoti u bekoftë kudo që jeni miq, e paçi një fundjavë të lumtur me ma të dashurit tuaj.

 


You may also like