Ramadani për samitin e OSBE-së: Ngjarje të tillë të madhe nuk mbaj mend të ketë patuar në Maqedoni

by admin
Spread the love

Në kuadër të emisionit “Speciale e ditës” në Shqip, analisti Ismet Ramadani, duke folur për takimin e 30 ministror të OSBE-së në Shkup, tha se është me të vërtetë bëhet fjalë për një ngjarje që është shumë e madhe dhe e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.

“Sa mbaj mend konferencë të këtyre përmasave nuk ka patur në Maqedoni. Do të kalojë shumë kohë edhe më nuk do të ketë. Në një vend ku do të vijnë 75 delegacione të kryesuara nga ministrat e jashtëm dhe në vend ku do diskutohet për tema tepër të ndishme për faktin se kemi dy kriza me përmasa globale siç është lufta në Ukrainë dhe kjo me Izraelin dhe Palestinës, dhe kuptohet tentimeve të administratës të Putinit për të destabilizuar edhe Ballkanin Perëndimor. Kështu që ky këshilli i Ministrave do ta ketë rolin e vet dhe kuptohet, figura kryesore do të jenë këtu sekretari i SHBA-së, Blinken dhe ardhja e Lavrovit, edhe pse sipas meje dhe shumë të tjerëve ardhja e tij nuk ishte shumë e dëshirueshme”, tha Ismet Ramadani në specialen e ditës në Shqip.

MARKETING



You may also like