Rama shpërblen Albana Ficon, e emëron drejtoreshë të QSUT

by admin
Spread the love

Albana Fico do jetë në krye të QSUT. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta,” shkruan ajo.

Fico e merr këtë post pas drejtimit të ISHP dhe Komitetit të Ekspertëve. Ajo u akuzua për keqmenaxhim të pandemisë.

Po ashtu ajo shihej si një rast emërimi nepotik pasi është motra e ish-partneres së kryeministrit Edi Rama.

You may also like