Rama, një bilanc i Open Balkan në Beograd – Shqip

by admin
Spread the love

Në takimin e radhës së Open Balkan në Beograd, kryeministri Rama e avokoi këtë nismë duke e barazuar me paqen në rajon.

“Kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur për t’i treguar njërit tjetrit se kush është më i pari, kush është më i vjetri, kush e ka marrë të drejtën i pari që të jetojë në këtë vend. Por një gjë e kemi mësuar: që asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër.

Të gjitha vendet tona këtu do të jenë të qëndrojnë edhe shumë vite dhe shekuj pas nesh dhe zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë: si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë së bashku në të njëjtën lagje të Europës duke u përpjekur që të bëjmë këtë lagje më të jetueshme dhe paqësore për njerëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri- tjetrit dhe duke i vënë flakën siç kemi bërë për shumë vite”, argumentoi Rama, duke kaluar më pas në shifra:

“Sot kemi një vëllim tregtar mes tre vendeve tona, i cili është nga afro 60 mln në afro 100 mln. 36 mln euro më shumë se 1 vit më parë. Eksportet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit afro 30%. Po kështu edhe me RMV afro 30%. Të gjitha këto të dhëna na shtojmë që të çojnë përpara këtë nismë që nuk është një nismë e jona, por është një nismë për njerëzit, për ata që prodhojnë që eksportojnë”, u shpreh Rama.

Edhe presidenti Vuçiç foli në të njëjtën frymë kur tha se  “ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë”. 

“Nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt dhe sjell vetëm të mira”, tha ai. /tesheshi.com/

You may also like