“Rama e ka mbushur kupën”, Çani lëshon deklaratën dhe del me kërkesën e fortë për opozitën

by admin
Spread the love

Gazetari Arian Çani është shprehur se opozita duhet të rrëzojë patjetër kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij e ka mbushur kupën dhe nuk pyet më për asnjë ligj.

Gazetari tha se opozita duhet të mendojë skemat si rrëzohet Edi Rama.

“Opozita duhet të rrëzojë një njeri që është në mandatin e tretë dhe e ka mbushur kupën. Bën çfarë ka qejf dhe nuk pyet për ligjet.

Nuk është se ky ka tre vjet në pushtet dhe hajde të ndihmojë publikun se ky po e tepron pak, ky e ka mbushur kupën.

Opozita duhet të mendojë realisht për skemat si rrëzohet ky”, ka thënë Arian Çani.

You may also like