“Rama e ka kohën politike të numëruar”, Berisha bën paralajmërimin e fortë dhe zbulon çfarë pritet të ndodhë

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë nga Pogradeci tha se kryeministri Edi Rama e ka kohën politike të numëruar.

Ai po ashtu tha se PD nuk është kundër ligjit të lustracionit, ndërsa u shpreh se PD e ka qenë dhe do të jetë pro. Kreu i PD më tej theksoi se marrëdhëniet me Partinë e Lirisë janë shumë të mira.

“PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë , një herë në ’96 dhe PS e ka kundërshtuar, po ashtu e ka votuar edhe në 2008. PD ka qenë dhe do jetë për ligjin e lustracionit , nuk ka asnjë hezitim, por nuk duhet ngutur. Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë , por kjo nuk do të ndodhë. Ai e ka nisur me një falsifikim”, tha kreu i PD.

You may also like