Raftet e dyqaneve të zbrazëta! Nuk po prodhohet bukë me çmim të ngrirë

by admin
Spread the love

Kështu duken sot raftet e dyqaneve. Pa bukë me çmimin e ngrirë në 33 denarë, apo me bukë të mbetura nga ditët e kaluara.

 

Nga shitoret dhe marketet më të mëdha në qendër të Shkupit thonë se fare nuk janë furnizuar me bukë, ndërsa aty mund të gjesh vetëm bukë me çmime më të larta, respektivisht nga ato lloje për të cilat nuk vlen ngrirja e çmimit. Bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çmim 33 denarë nuk po gatuajnë as disa furra.

 

-Më falni sa kushton buka?

 

 

-50 den.

-Po nga buka me çmim të ngrirë nuk keni?

 

 

-Jo nuk kemi me çmim të ngrirë nga sot nuk do të gatuajmë bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë?

-Deri kur?

-Nuk e dimë.

Kjo është kundërpërgjigja e paralajmëruar e industrisë së bukës pas vendimit të Qeverisë për ngrirje të çmimit. TV21 u mundua të kontaktojë edhe me Kryetarin e asociacionit të Fabrikave të Bukës Goran Malishiq, por nga Oda Ekonomike e Maqedonisë na thanë se i njëjti nuk do të jetë i kapshëm dhe se mbesin pas fjalëve të thëna dy ditë më parë.

“Ditën kur do të del vendimi për ngrirjen e çmimit në Gazetën Zyrtare nga dita e ardhshme nuk do të prodhohet bukë dhe nuk do të furnizohet tregu”, tha Goran Malishiq, kryetar i Shoqatës së fabrikave të bukës (27.02.2023).  

Të pyetur nëse dikush nga Qeveria i ka kontaktuar, nga Oda thonë se jo. Ndërsa dje ministri Bekteshi tha se kompanitë e mëdha po krijojnë histeri të panevojshme.

“Nuk është fer nuk është transparente që tregohen të pavërteta për shkak se janë kontrolluar nga institucionet kompetente”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë (28.02.2023).

Ndryshe, për shkak se subvencionimi i kompanive ushqimore nuk i dha rezultatet e pritura, përkatësisht kompanitë nuk i ulën çmimet, dje Qeveria vendosi ta shfuqizojë masën për subvencionim të rrymës. Ministri i ekonomisë tregoi se nga muaji prill do të subvencionohen qytetarët, gjegjësisht do të ketë masa të reja me të cilat qytetarët do të ndihmohen në mënyrë të drejtpërdrejtë./TV21







Artikulli paraprakTë pushtetshmit e pa knaqur!
Artikulli tjetërAktivisti nga Tetova, Ngadhnim Mehmeti i reagon ambasadorit austriak kundër kazinove: A e dini interesin e kujt po e mbroni?




You may also like