QMK: Aktivë pesë zjarre, dje janë regjistruar 37

by admin
Spread the love

Aktivë janë pesë zjarre nga gjithsej 37, që janë regjistruar dje në shtet, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Sipas QMK-së, aktivë janë zjarret në Komunën Makedonski Brod, lartë mbi fshatin Belicë, në vendin “Argulica” nën “Solunska Gllava” (ku digjet pyll me pisha),  Komunën e Shtipit, te fshati Sellcë (bimë me kërcell të ulët), Komunën Çashkë (bimë me kërcell të ulët), Komunën Dollneni (bimësi e ulët) dhe në Komunën e Kumanovës, tek fshati Lubodrag (bimësi e ulët).

Për një pjesë të zjareve, të cilat kanë rrezikuar fshtëra, dje u veprua edhe nga ajri me aeroplanë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ministria e Piunëve të Brendshme, ndërsa në disa vende krahas ekipet zjarrfikëse në mbrojtje të fshatrave janë përfshirë edhe popullata vendore.

MARKETING



You may also like