Qeveria teknike në shkurt, zgjedhje të parakohshme në maj – Shqip

by admin
Spread the love

ME KËTË QEVERI NUK KA TË ARDHME EVROPIANE

Me këtë qeveri aktuale nuk ka të ardhe evropiane,  e ardhmja evropiane është e mundur vetëm  me zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare këtë pranverë, fituese e të cilavedo të jetë VMPRO –DPMNE kështu shprehet lideri i VMRO – DPMNE-së Hristian Mickovski në një intervist për portalin Veçer.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski  nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në një intervistë për “Veçer” Mickovski thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në pjesën e dytë të muajit maj, kurse qeveria teknike të formohet në shkurt.

“Mendoj se ky skenar duhet të zgjidhet më së voni në janar për zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare. Nëse më pyesni pse, sepse e vlerësoj që zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të bëhen diku në maj, pra në këtë pranverë. Që kjo të ndodhë, duhet të ketë një konsensus politik dhe social në janar, ndërsa në shkurt Qeveri teknike, atje diku në mes të shkurtit. Pastaj hyjmë në dy periudha që lidhen me festat kryesore fetare, pra Ramazani dhe Pashkët. tha mes tjerash Mickoski.

Sipas Mickovskit zgjedhjet e parakoshme nuk konvenojnë BDI-së pasi sipas tij, mënyra se si funksionon në qeveri kjo parti, nuk do të ekzistoj më.

 “E di kujt nuk i konvenon më shumë, është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sepse kryesia e kësaj partie është e vetëdijshme se kjo situatë në të cilën funksionojnë në Qeveri, nuk do të ekzistojë më. Sot LSDM është subjekt komplet i BDI-së dhe i politikave të BDI-së. tha mes tjeradsh Mickoski.

I pyetur se a do të jetë 2030 vitë ku RMV do jetë pjse e BE Mickovski thotë se me këtë qeveri aktuale nuk ka të ardhe evropiane, sipas tij, e  ardhmja evropiane është e mundur me zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare këtë pranverë, fituese e të cilëve siç thotë Mikovski, do të jetë partia që ai drejton, ku me një plan të qartë, me një strategji dhe vizion të qartë, viti 2030 nuk është një vit i paarritshëm.  /KlanMacedonia/

You may also like