Qeveria ndau 1.2 milionë euro për Luginën, Arifi: Më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, u vodhën brutalisht

by admin
Spread the love

Qeveria e Kosovës një javë më parë ka ndarë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili thotë se se një pjesë e parave kanë shkuar te Partia për Veprim Demokratik, njofton Klankosova.tv.

Arifi theksoi se i vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, sipas tij, për vjedhjen që po u bëhet.

“Meqë kam thënë e përsëritur disa herë se PVD është sinonim i korrupsionit në Luginën e Preshevës, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur buxhetin e Republikës së Kosovës duke ndarë plaçkat me lajkatarët dhe servilët e tyre”, ka shkruar Arifi në rrjetin social Facebook.

“Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën e Preshevës”.

Për këtë kanë reaguar edhe kryetarët e partive shqiptare në Luginë të Preshevës, të cilët i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës me një reagim.

May be an image of 19 people, people standing and text that says "Organizata e Krimit 45.000€ Shuma totale e korruptuar: 273.825 € 25.000€ Gani Veseli TIA DERV OJQ- Colosseum Production Agon Islami PVD a OJQ- Portali LuginaLajm 18.000€ 43.135€ Fatos Hyseni Kabinet OJQ-Qendra Inovacionit Lugina2022 Fisnik Beluli Kamberi OJQ InfoWiki 20.000€ 49.690€ AlbinKurti Kurti Ardita Sinani Shaip Kamberi Ragmi Mustafi Belgzim Kamberi DAnetr OJQ- Keshilli drejtat njeriut 16.000€ Besim Shabani Keshil Itarn (PVD) OJQ OJQ-AGJENCIONIPER AGJENCIONI ZHVILLIM-PRESHEVE 30.000€ Fisnik Ahmeti 27.000€ Shenur Jahiu PVD (Kryesi) OJQ Youth Power OJQ-Keka Rahim Salihi (PVD) OJQ Aleanca Rinjeve Agreenment"
Fotoja e publikuar nga Shqiprim Arifi

You may also like