Qeveria ka pranuar propozimin e ri francez, Kovaçevski: I përmban vërejtjet tona, tani fillojnë konsultimet

by admin
Spread the love




Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencë për media tha se propozimi i ri francez ka ardhur pas intervenimit të tyre në Bruksel dhe reagimit të draft dokumentit që opinioni kishte mundësi t’i diskutoj javën e kaluar.

 Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Qëndrimin zyrtar do ta shprehim pasi propozimi do ti kalojë filtrat e të gjitha institucioneve, do të pasojë konsultim i gjërë më koalicionin, më pas me kryetarin e shtetit, kuvendin si dhe sektorin publik dhe të ekspertëve. Dëshiroj të them deh t’i bind qytetarët se kemi plan dhe strategji e cila ppo jep rezultat andaj apelojë deri tek të gjithë aktorët politik dhe deri tek mediat, të përmbahen nga spekulimet dhe të bazohen në informatat zyrtare. Procesi do të jetë transparent dhe ne do të shpërndajmë me opinionin detaje relevante dhe më pas do të marrim vendim. Siç premtuam vendimin do ta sjellim së bashku në përputhje me interesant strategjike

Kovaçevski, tha se të gjitha vërejtjet e tyre tani janë të përfshira në propozimin e ri, i cili është në analizë në MPJ.

  Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Në lidhje me çështjet historike një nga kërkesat tona ishte se ato nuk mund të jenë pjes e kornizës negociues dhe kjo është në propozimin që ka ardhur në MPJ. Në lidhje me të gjitha detaje, dua tju se ministri i punëve të jashtme dhe zv. Kryeministri për integrime evropiane që nesër do të kenë konsultime me mediat për dokumentet”, 

Në lidhje me shkrimet në media, për  ndarjet të Shqipërisë dhe paralajmërimeve se ajo javën e ardhshme do të fillojë bisedimet, Kovaçevski tha se vetëm Këshilli Evropian mund të jep koment, ndërsa shtoi se ata e dinë se çfarë saktë duhet të ndodhë dhe do t’i përmbahen asaj që duhet përmbushur në RMV.

Enis Murtezi /SHENJA/


You may also like