Qeveria greke betohet mbi ungjill! Anëtarët e ekzekutivit bekohen nga kryepeshkopi

by admin
Spread the love

Në orën 13:00 të mesditës të së martës 61 anëtarë të kabinetit të ri qeveritar janë betuar sipas mënyrës fetare tradicionale, duke vendosur dorën mbi ungjill, nga kryepeshkopi grek Ieronimos nën prezencën e presidentes Sakelaropopulou dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Një anëtar i qeverisë ka bërë betim politik, ndërsa një zëvendësministre nuk ka marrë pjesë pasi është me Covid.

Pamjet e ceremonisë dhe të mbërritjes së kryeministrit Mitsotakis dhe të anëtarëve të kabinetit të madh të tij, siç është komentuar nga mediat, të shoqëruar nga pjestarët e familjeve të tyre, janë transmetuar direkt nga të gjitha mediat vendase. Pas betimit të të gjithë ministrave dhe zëvendësministrave, nisi procesi i nënshkrimit të protokollit dhe të parët kanë qënë ministri i Financave, Kostis Hatzidakis, i ndjekur nga ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, ministri Mbrojtjes Nikod Dhendias etj.

Sfida të rëndësishme për qeverinë e re konsiderohen nga të gjithë ndryshimet në të ashtuquajturat ministri të jetës së përditshme ku pritet  reformimi sektorit të Shëndetsisë, i Sistemit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, reformat madhore në arsim, zbatimi i masave realiste dhe të drejtpërdrejta për administrimin më të shpejtë të drejtësisë, “frontet e hapura” në çështjet mjedisore dhe urbanistike.

Në mënyrë të veçantë, Ministrisë së Shëndetësisë i kërkohet të ndryshojë hartën spitalore të vendit bazuar në nevojat reale të popullsisë së çdo qarku. Ministria e Arsimit të “drejtojë” vlerësimin e punës arsimore dhe mësuesve në arsimin fillor dhe të mesëm.

Në Departamentin e Drejtësisë, problemi i madh janë vonesat në dhënien e vendimeve , ndërsa për drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit, një çështje “nxehtë” ndër të tjera është ajo e ndërtimeve pa leje në brigjet e detit dhe plazhet. Mbledhja e parë e qeverisë do të mbahet të mërkurën në orën 13:00 të mesditës.


Top Channel

You may also like