“Qëndro e fortë dashuria ime”, Romeo publikon imazhin emocionues të Donaldit në mbështetje për Beatrixën

by admin
Spread the love

Që nga eliminimi nga “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj u tha se është në gjendje të rëndë emocionale kështu duke mos u lajmëruar fare dhe duke mos pranuar ftesat për intervistë rreth ekspeiencës.

Një moment të tillë brenda shtëpisë po e përjeton edhe i dashuri i saj, aktori Donald Veshaj, shkruan “Kosovarja”.

Aktori është parë mjaft i shqetësuar gjatë këtyre ditëve për atë se si është këngëtarja jashtë, si po ndihet dhe si mund ta ketë parë gjithë situatën midis tyre.

Kështu edhe ai po kalon kohë duke qëndruar i vetëm në vendet ku ka qëndruar me Trixën, duke e ndjerë mungesën e saj.

Së fundi, edhe në Instagramin e Veshajt u bë mbështetja për tëdashurën e tij nga vëllau i tij, Romeo, duke qenë se binjaku i tij ia menagjon Instagramin.
ai ka publikuar dy fotografi, në njërën aktori Veshaj është bashkë me Trixën të përqafuar derisa është duke rënë shi dhe në tjetrën fotografi është Donaldi ku ka qenë vetëm në vendin e njëjtë.

Shoqëruar me këtë video të tyre është edhe kënga “I ëas here” e yllit të muzikës pop, Beyonce.

“Që ta shohësh ylberin duhet të presësh shiun Beatrix Ramosaj. Qëndro e fortë dashuria ime”, ka shkruar ai në mbishkrim duke treguar kuptimin e fotografive.

Ramosaj ka refuzuar edhe ftesën në “Fun Club” për shkak të gjendjes aktuale paksa të vështirë.

 


You may also like