Qehaja: Duhet ta pranojmë si fakt, s’kemi hulumtues të mirë në vend

by admin
Spread the love

Me kërkesë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), nga viti i kaluar profesorët universitar të kolegjeve publike e private në Kosovë duhet t’i kenë të publikuara së paku dy publikime shkencore në “Scorpus” dhe “Web of Science”.

Lidhur më këtë njohësi
i çështjeve të arsimi, Rinor Qehaja në një intervistë për “Ekonomia Online”,  tha se ky kusht nuk kontribuon që të ketë
cilësi në arsim. Sipas tij një numër i madh i institucioneve e kanë përmbushur
këtë kriter.

“Ky kusht nuk
kontribuon në një cilësi më madhe në arsimin e lartë, pra është një burokraci
më shumë, e cila nuk sjell më shumë, sesa një “check list” më shumë për
institucionet e arsimit të lartë. Kjo kërkesë ka buruar nga KSHC nga viti i
kaluar, dhe përgjithësisht, nga informata tona, një numër i madh i
institucioneve publike dhe private veçse e kanë plotësuar si kriter. Pra, nuk i
ka kufizuar shumë, por e ka kthyer edhe njëherë sigurimin e cilësisë në diçka
shumë administrative”, ka deklaruar Qehaja.

Qehaja për “EO”, ka
thënë se shteti ynë ka buxhet minimal për nxitje në hulumtime, gjithashtu ai
thekson se edhe kërkesat për zhvillim të hulumtimeve janë të vogla.

Qehaja tutje ka
thënë se në Kosovë s’kemi hulumtues të mirë. “Shteti jonë mungon në buxhet
dhe në nxitje për hulumtime, buxheti aktual është shume minimal, por në anën
tjetër edhe kërkesa për zhvillim te hulumtimeve janë shumë minimale”, tha ai.

Ai më tutje ka
theksuar se ky kriter nuk shërben për një arsim cilësor, sipas tij kjo është
dëshmuar që nga e kaluara.

“Ky kriter nuk shërben një cilësie më të rritur, e njëjta na është dëshmuar nga e kaluara, pra, jo vetëm pse i ke 3 bartës me PhD të bën institucionin më të mirë dhe as s’do të bëj më të mirë institucionet që kanë 3 bartës me publikime në SCOPUS!.

Sipas njohësit të
çështjeve të arsimi, Rinor Qehaja, nevojitët një strategji kombëtare për nxitje
të hulumtimit dhe shkencës. “Nevojitët një strategji kombëtare për nxitje të
hulumtimit dhe shkencës, investime në ngritje të kapaciteteve të hulumtuesve të
rinj, pra duhet ta pranojmë si fakt që nuk kemi hulumtues të mirë në vend,
andaj edhe rëndësia që të njëjtit të përkrahen insitucionalisht. Kur të kemi
kompetencën profesionale tek hulumtuesit pastaj edhe kërkesa për hulumtime do
të jetë më e rritur dhe për rrjedhojë mund të kemi outpute të cilat mund ti
shërbejë zhvillimit socio ekonomik të vendit”, ka deklaruar Qehaja.

You may also like