Pyetja me “kunjë” për Xhaçkën acaron Ramën, fut në “riedukim” tre muaj një tjetër gazetar

by admin
Spread the love

Edi Rama ka “futur në riedukim” një tjetër gazetar, Klevin Muka nga A2 CNN, pas pyetjes që ky i fundit i drejtoi ministres Olta Xhaçka.

Gazetari i bëri një pyetje me “kunjë” Xhaçkës lidhur me respektimin e kodit të ri etik, që parashikon se një ministër nuk duhet të takohet me biznesmenë, vetëm në kushtet kur janë në prani të dy punonjësve të administratës.

Gazetari Klevin Muka pyeti Xhaçkën nëse e ka takuar bashkëshortin e saj biznesmen nën shoqërinë e punonjësve të administratës. Rama nuk e la ministren e tij të përgjigjet.

Intervista:

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

You may also like