Putini “zhduket” në mes të fjalimit para mijëra mbështetësve

by admin
Spread the love

Televizioni shtetëror rus papritur ndërpreu transmetimin e fjalimit të Presidentit Vladimir Putin në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, të zhvilluar për 8-vjetorin e aneksimit të Krimesë.

Nga fjala e Putin, pamjet kaluan befasisht te një këngë patriotike. Reuters raporton se një prej pjesëmarrësve në koncert tha se Putin e kishte përfunduar fjalën e tij dhe ishte larguar nga skena.

Rusia futi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, për të kryer një “operacion special” sipas saj. Por pushtimi i vendit fqinj u dënua nga Perëndimi dhe pjesa më e madhe e shteteve të botës.

Rruga Press

You may also like