Putin thotë se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore nëse kërcënohet – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore nëse ekziston një kërcënim për shtetësinë, sovranitetin apo pavarësinë ruse.

Duke folur në një intervistë me televizionin shtetëror rus të mërkurën, Putin tha se shpresonte se ShBA do të shmangte çdo përshkallëzim që mund të shkaktonte një luftë bërthamore, por theksoi se forcat bërthamore të Rusisë janë gati për të.

I pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë përdorimin e armëve bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë, Putin u përgjigj se nuk ka pasur nevojë për këtë.

Ai shprehu gjithashtu besimin se Moska do t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë dhe mbajti derën hapur për bisedime, duke theksuar se çdo marrëveshje do të kërkonte garanci të forta nga perëndimi, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

You may also like