Putin: “Operacion special për të ndaluar gjenocidin ndaj rusëve”. Më pas citon Biblën

by admin
Spread the love

Presidenti rus në stadiumin “Luzniki” flet për vetëm dy minuta: “Në Donbass ndërhymë për të ndaluar një gjenocid, do t’i zbatojmë planet tona”. Më pas citon Biblën dhe luftën kundër nazizmit. Në stadium të gjithë me simbolin “Z”

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur në stadiumin “Luzniki” të Moskës para mijërave personave. Rasti ishte përvjetori i aneksimit të Krimesë (ia shkëputi Ukrainës në 2014) në Federatën ruse. Ministri i Brendshëm rus foli për 200.000 persona të mbledhur brenda dhe jashtë stadiumit. Ngjarja u transmetua live në TV me titullin “Për një botë pa nazizëm, për Rusinë, për presidentin”. Prezantuesit kishin vënë në xhaketat e tyre simbolin “Z” që përfaqëson trupat ushtarake që kanë pushtuar Ukrainën.

Vladimir Putin bëri hyrjen e tij në stadium në 14.15 (ora shqiptare) mes brohoritjeve të turmës. “Banorët e Krimesë duan të banojnë në tokën e tyre, me atdheun e tyre historik, Rusinë“, ishte fraza e parë e shqiptuar; “Bënë gjënë e duhur duke iu kundërvënë nazistëve“. “Kievi po organizonte operacione ushtarake ndëshkuese kundër Donbass, këtu ndërhymë me një operacion special për të ndaluar gjenocidin ndaj rusëve: do t’i çojmë deri në fund planet tona“. Lideri i Kremlinit më pas vazhdoi duke cituar Biblën: “Nuk ka dashuri më të madhe sesa të dhurosh shpirtin për miqtë. Në Rusi shohim një unitet që nuk ishte prej shumë kohësh”.

Fjalimi i Putin zgjati pak më shumë se dy minuta dhe u mbyll me një ovacion nga ana e stadiumit. Në mesazhin telegrafik përdori shumë nga fjalët kyçe të retorikës së tij: thirrja për të luftuar nazizmin, ndjenja e atdheut, e Nënës Rusi, pushtimi i Ukrainës i cilësuar si një “operacion special”, misioni i drejtuar nën emrin e vlerave të krishterimit, gjenocidi i supozuar kundër rusëve,

Por pika kryesore e ngjarjes pati një mister: imazhet e televizionit të shtetit u errësuan papritur pikërisht kur nisi ndërhyrja e Putin. Transmetimi u rikthye pak më vonë, por kur në skenë po performonte një grup muzikor.

You may also like