Putin mund të kërkojë të hakmerret ndaj shefit të Wagner – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtori i CIA-s, William Burns deklaroi se Presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet që të marrë kohë ndërkohë që po punon si të sillet me Yevgeny Prighozin. Ky i fundit është kreu i grupit mercenar Wagner, i cili udhëhoqi një kryengritje në Rusi një muaj më parë.

Kreu i CIA-s theksoi se kjo kryengritje ekspozoi dobësi të rëndësishme në sistemin e pushtetit që Putin ka ndërtuar. Në një deklaratë për Forumin e Sigurisë në Aspen, ai tha se lideri rus mund të kërkojnë të hakmerret ndaj Prigozhin.

“Putin po përpiqet të blejë kohë ndërsa ai përpunon mënyrën më të mirë për t’u marrë me liderin e grupit Wagner”, shtoi Burns.

Ky grup mercenar ka ende vlerë për lidershipin e Rusisë në vende si Afrika, Libia dhe Siria dhe në këtë mënyrë ka të ngjarë që Putin të përpiqet të ndajë grupi nga udhëheqësi i tij, Prigohzin.

Sjellim në vëmendje se në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan Joe Biden sugjeroi se ekzistonte rreziku që shefi i Wagner mund të helmohej.

“Nëse unë do të isha ai, do të kisha kujdes se çfarë ha. Do të kisha shumë kujdes për menunë time,” tha presidenti.

Burns u shpreh se rebelimi i Wagner ishte sulmi më i drejtpërdrejtë që Putin ka parë në 23 vitet e tij në pushtet./tvklan.al

You may also like