Puntorët me të ardhura të ulta do të marrin vauçerë prej 18.000 denarë – Shqip

by admin
Spread the love

VAUÇER PËR TURIZËM

Puntorët me të ardhura mujore të cilët nuk i kalojnë 50.000 denarë do të marrin nga shteti vauçerë për turizëm në vlerë prej 18 mijë denarë. Kështu ka deklaruar sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili ka theksuar se planifikojnë të japin 3.555 vauçerë, ndërsa aplikimi për to do të fillojë nga 12 shkurti.

”Kemi vendosur që nga dita e hënë të shpallim thirrjen publike ku të gjithë të punësaurit me të ardhura të ulëta deri në 50.000 denarë të kenë mundësi që të aplikojnë në Ministrin e Ekonomisë për të shfrytëzuar vauçerë për turizëm vendor prej 18.000 denarë, ku janë paraparë që të ndahen diku rrethë 3.500 vauçer për të njëjtën masë” – tha Kreshnik Bekteshi.

Bekteshti shtoi se interesimi për këtë masë ka qenë i lartë që nga vitet e kaluara. Ai theksoi se kjo masë do të shërbejë për të ju ndihmuar qendrave turistike në rritjen e punës edhe jashtë sezonit turistik.

“Kjo masë e njëjtë po realizohet që nga viti 2018, po për shkak të pandemisë e ndërpremë pasi hotelieritë dhe gastronomitë kryesisht ishin të mbyllura gjatë asaj periudhe. Po thuejse janë ndarë mbi 3.000 vauçerë në vitet paraprake për shkak se kemi pasur buxhetin e limituar ka qenë një projekt për të parë edhe interesimin e qytetarëve po edhe të objekteve hotelerike. Duke marrë parasysh interesimin nga vitet paraprake pothueajse të gjithë vauçerët janë të shfrytëzuara”.

Për të marrë pjesë në këtë thirrje publike, aplikantët në Ministrinë e Ekonomisë duhet të dorëzojnë kërkesë të cilën mund të gjejnë në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë ose në Arkivin e Ministrisë. Po ashtu duhet të marrin vërtetim nga punëdhënësit për pagën që kanë, vërtetim nga banka për tre muajit e fundit për atë që aplikon dhe anëtarët e familjes që janë mbi 18 vjeç. /tvklan.mk/

You may also like