Punonjësi i thertores ‘therret’ nga briri i demit që tentonte të vriste në Turqi

by admin
Spread the love

55 vjeçari Kadir Bilen po punonte në një therrote lopësh në Suluova, në Turqinë qendrore kur kafsha e goditi disa herë me bri, edhe pse kolegët e tij tentonin dëshpërimisht të hapnin derën për ta çliruar.

Punonjësi i thertores që duhet të vriste demin me pistoletën e shkarkimit elektrik u vra në një sulm të tmerrshëm në vendin e tij të punës.

Kadir Bilen ishte bllokuar në një cep nga kafsha e tërbuar që e goditi disa herë me brirë.

Pas tërheqjes së demit Kadir mbeti përgjakur përtokë dhe disa kolegë tentuan ta ndihmonin por pa mundur ta shpëtonin. Pamjet e rënda u regjistruan nga kamerat e sigurisë por shumë nga mediat zgjodhën të mos i publikonin.

Ngjarja ndodhi pak pasi demi u zbrit nga kamioni dhe vendos në ndarjen e tij në impjantin në Suluova.

Viktima Kadir u dërgua në spitalin e Amasya por humbi jetën nga shpimet e brirëve. Dëshmitari vendas Aydın tha për mediat: “Zoti pastë mëshirë për të.”

Në një incident të ngjashëm në janar therrësi u vra nga derri që po tentonte të vriste në një therrtore në Hong Kong, dhe më pas kishte arritur të arratisej, shkruan rrjeti The Mirror.

Burri besohet se ishte rrëzuar nga derri por shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar nga policia.


Top Channel

You may also like