Punëtorët e “Pastërtia” në Ferizaj, s’e pranojnë rritjen e pagës prej 50 euro dhe shujtën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Pastrimit “Pastërtia” në Ferizaj, nuk kanë rënë dakord me rritjen e pagës prej 50 eurosh, e as me shtesën për shujtë.

Edhe pas takimit me kryetarin e komunës, Agim Aliun, ata nuk dolën me vendimin për ndërprerje të grevës, meqë këtë rritje e konsiderojnë të pamjaftueshme.

Sipas komunarëve, aktualisht kaq kanë qenë mundësitë buxhetore, derisa janë në kërkim të tjetër zgjidhjeje, njofton Shqip.

Pos grevës, në ditët në vijim do ketë edhe protesta nga punonjësit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like