Punëtorët e KEK-ut e mirëpresin zotimin për ndarjen e 100 eurove, Llumnica: Këto mjete mund të na dërgojnë deri për Bajram

by admin
Spread the love

Zotimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë, po mirëpritet nga Sindikata e RE e KEK-ut, ndonëse e shohin të pamjaftueshme, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat
Llumnica në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se  ndarja e këtyre mjeteve mund t’i dërgojë
qytetarët vetëm deri tek dita e festës së Bajramit e jo më tutje.

Kërkesë tjetër e tyre është lejimi për tërheqjen
e kursimeve pensionale, pasi sipas tij, punëtorët nuk i besojnë atij trusti.

“Ne e mirëpresim vendimin e kryeministrit për
arsye se të gjithë qytetarët kanë nevojë për këtë bonus që jep, mirëpo ne nuk
kemi kërkuar vetëm për një muaj por kemi kërkuar deri në aprovimin e ligjit të
pagave për ata që marrin paga nga Qeveria, kurse për ndërmarrjet publike kemi kërkuar
që të jetë ngritje e pagave ashtu siç i takon punëtorëve për arsye se kjo
ndihmesë mund të na dërgojë deri tek dita e festës së Bajramit e jo më tutje,
dhe nuk besojë që zgjidhet problemi me këtë bonus shtesë për një muaj, gjatë
muajit prill”, tha Llumnica.

“Ne kemi kërkuar që edhe trusti pensional të
aprovohet për arsye se janë mjete të tona dhe kursimet tona duhet t’i zhbllokojë
sepse secili punëtorë në Kosovë përveç se ka nevojë nuk i beson atij fondi deri
sa të pensionohet dhe e shohim të arsyeshme që në këtë kohë krize ai buxhet të
shfrytëzohet nga qytetarët, e jo të shkojë në vende të ndryshme e të bëhen
investime të ndryshme nëpër vendet e tjera”, tha tutje ai.

Llumnica sërish ka paralajmëruar se në rast të
mosrealizimit të kërkesave të tyre atëherë do të vazhdojnë me forma sindikale.

“Në rast se nuk realizohen kërkesat tona, siç
janë marrëveshja kolektive, ligji për sigurim shëndetësor, ligji i punës, ne do
të kërkojmë edhe një herë e në rast se nuk ka diçka të tillë atëherë ne do
vazhdojmë me format sindikale”, tha Llumnica për EO.

You may also like