PSG kthehet te fitorja në Ligue 1, mposht St Etienne

by admin
Spread the love

PSG triumfoi sonte në ndeshjen ndaj 3-1 ndaj ekipit me më shumë trofe në Francë, St Etienne.

Dyshja fantastike Mbappe-Messi kthejnë PSG-në te suksesi në Ligue 1, sulmuesi francez në rolin e “bomberit” dhe “Pleshti” si asistues.

GOLI

Falë bashkëpunimit mes dy prej lojtarëve më të mirë në botë dhe finalizimit të portugezit Danilo skuadra pariziene triumfoi 3-1 ndaj ekipit me më shumë trofe në Francë, St Etienne.

Në fakt, miqtë shënuan të parët me Bouanga që në minutën e 16-të, por ekuilibrat në rezultat u kthyen në fundin e fraksionit të parë falë golit të Mbappesë, që u shërbye nga Messi.

Sapo nisi pjesa e dytë u përsërit i njëjti skenar, Messi që asiston dhe Mbappë që dërgon topin në rrjetë.

Sulmuesi francez, pas dygolëshit të shënuar ndihmoi edhe Danilon në minutën e 52-të për të shënuar golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

 PSG mori fitoren e radhës që e mbanë larg në vendin e parë me 62 pikë.

You may also like