PSG-ja kërkon Lautaron për të zëvendësuar Mbapen, reagon Marota: Nuk shoh ndryshim mes tyre dhe Interit

by admin
Spread the love

Interi duket se është shumë afër yllit të dytë, me zikaltrit që vazhdojnë të fitojnë në kampionat dhe të shkëputen nga rivalët në krye. Drejtori administrativ i klubit, Bepe Marota , është ndalur te situata e Lautaro Martinez, i cili kërkohet nga PSG për të zëvendësuar Mbapen.

Deri më sot nuk ka shenja apo shqetësime. Dhe kur të ketë, ne do t’i menaxhojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi Interi, nuk e shoh dallimin mes nesh dhe PSG. Ne kemi ende një ekip të fortë, jemi konkurrues edhe falë sigurisë që na vjen nga pas. Le të mendojmë për rrugën dhe angazhimet tona”, u shpreh Marota sa i përket çështjes “Lautaro”.

Marota gjithashtu foli dhe për takimin në Ligën e Kampionëve përballë Atletikos, ku u shpreh: “Pjesëmarrja në Champions është krenari për ne, është kompeticioni më i rëndësishëm në botë dhe të qenit atje shpërblen punën e të gjithë anëtarëve në klub. Ne gjithashtu, për ta respektuar këtë, duam të paraqitemi në mënyrën më të mirë. Ne do të përballemi me një ekip të fortë, i cili ka një trajner këmbëngulës që arrin të marrë maksimumin nga lojtarët e tij. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Jam i bindur për aftësitë e lojtarëve tanë dhe intuitat e trajnerit tonë”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like