PSG e pamëshirshme përballë Lille, fiton me një tjetër goleadë në Ligue 1

by admin
Spread the love

Tërmet shtatë ballësh mund të konsiderohet fitorja që PSG ka arritur në transfertë përballë Lille në kuadër të javës së tretë të Ligue 1. Gjigantët kryeqytetas kanë fituar me rezultatin e thellë 7-1 në një ndeshje në limitet e perfektes.

Takimi nis menjëherë me një gol që në sekondat e para, pasi ylli Kylian Mbappe çon topin në rrjetë. Pak minuta më vonë është koha që një tjetër yll të ndizet dhe këtë herë dyfishimi i rezultatit vjen nga këmbët e Lionel Messit.

Goli i tretë shënohet nga Achraf Hakimi, ndërsa pokeri plotësohet nga braziliani Neymar. Ky i fundit hap edhe siparin e golave të pjesës së dytë duke çuar rezultatin në 5-0.

Lille sakaq shënon golin e nderit në minutën e 54-t me anë të Bamba, ndërsa rezultati final i takimit u vulos nga dy gola të tjerë të Kylian Mbappe. Ylli francez plotësoi edhe tripletën e tij personale në këtë takim. Kështu pasi janë luajtur tre javë PSG ka grumbulluar 9 pikë si dhe në vetëm tre takime ka realizuar 17 gola. /oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain, Twitter

You may also like