Pse vitamina B-Kompleks duhet të jetë pjesë e ditës suaj? – Shqip

by admin
Spread the love

B-Kompleks përbëhet nga tetë vitamia që janë: B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12, të cilat kryejnë një mori funksionesh të dobishme në organizmin e njeriut.

Cilat janë përfitimet? Vitaminat B luajnë një rol jetësor në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies. Si blloqet ndërtuese të një trupi të shëndetshëm, vitaminat B kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në nivelet tuaja të energjisë, funksionin e trurit dhe metabolizmin e qelizave.

Kompleksi i vitaminës B ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe nxit: shëndetin e qelizave, rritjen e qelizave të kuqe të gjakut, nivelet e energjisë, shikim të mire, funksionin e shëndetshëm të trurit, tretje të mirë, oreks të shëndetshëm, funksionin e duhur nervor, prodhimin e hormoneve dhe kolesterolit, shëndetin kardiovaskular, tonin e muskujve.

Te femrat – Vitaminat B janë veçanërisht të rëndësishme për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse. Këto vitamina ndihmojnë në zhvillimin e trurit të fetusit, si dhe ulin rrezikun e defekteve të lindjes.

Për gratë shtatzëna vitaminat B mund të rrisin nivelet e energjisë, të lehtësojnë të përzierat dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të preeklampsisë.

Te meshkujt – Vitaminat B mendohet se rrisin nivelet e testosteronit te meshkujt, të cilat ulen me kalimin e moshës. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë meshkujt të ndërtojnë muskuj dhe të rrisin forcën.

Si mund ta dalloni nëse keni mangësi? Shumica e njerëzve marrin mjaftueshëm vitamina B duke konsumuar një dietë të ekuilibruar, por megjithatë është ende e mundur të keni mangësi.

Simptomat që nuk po merrni mjaftueshëm vitamina B: skuqjet e lëkurës, lëkurë me luspa në buzë, gjuha e fryrë, lodhje, dobësi, anemi, konfuzion, nervozizëm ose depresion, të përziera, ngërçet e barkut, diarre, kapsllëk, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë dhe duar.

Kujdes: Gjithmonë bisedoni me mjekun tuaj përpara se të shtoni ndonjë suplement në rutinën tuaj.

You may also like