Pse Qeveria Kurti frilësohet nga gazetarët, të cilët e ndihmuan të vinte në pushtet

by admin
Spread the love

ARKIVA në media dhe frika e Qeverisë Kurti nga gazetarët

Kjo Qeveri po harron se gazetarët dje e ndihmuan shumë që të vije në pushtet. Përkundër kësaj, sot për qeveritarët po të njëjtit gazetarë janë bërë pengesë të cilëve duhet tu futet kontrolla.

A e dini pse është kështu ? Pos tjerash, sepse gazetarët më shumë se kushdo tjetër e kanë në dorë armën më të fortë kundër kësaj qeverie “ARKIVEN” E arkiva vazhdon të jetë arma më efikase kundër kësaj Qeverie, mjeti më i sofistikuar demokratik, mekanizmi më i qëlluar kundër diktaturës populiste. Si më konkretish ? Gazetarët i kanë të regjistruara dhe të ruajtura dhe ato i kanë në disponim t’i përdorin më mirë e më shpejt se të gjithë të tjerët. Ajo që është premtuar, bërë dhe thënë dje.

Arkiva ua mundëson atyre ta dëshmojnë dështimin. Ja çfarë keni premtuar dje, ja çfarë po bëni sot, dhe e ilustrojnë këtë me video, pamje, incizime, dokumentar, raporte, reportazhe, etj, etj.

Askush më mirë se gazetarët nuk e zë në gënjeshtër e tradhëti politike këtë qeveri me ndihmën e arkivës.

Prandaj kjo qeveri nuk i do gazetarët edhe pse ata e ndihmuan shumë të vije në pushtet. Gazetarët ishin të njëjtit dhe do të mbeten të njëjtit edhe kur të ik kjo qeveri. Këtë nuk po e kuptojnë ata që mendojnë se Kosova u çlirua me 14 shkurt.

You may also like