Pse nuk ka më shumë kandidat për të parin e FFK-së? Kjo është përgjigjja ‘pikante’ e Gramoz Vokrrit

by admin
Spread the love

Gramoz Vokrri është I ftuar në emisionin “Politco” në televizionin Kanal10.

Përveç tij, në panel janë edhe trajneri Bylbyl Sokoli, Drejtori i KF Drenicës, Taulant Dajaku dhe gazetari i sportit në këtë televizion, Lorik Gashi.

Vokrri është ftuar pas publikimit të vendimit nga ana e Federata e Futbollit të Kosovës për t’ia shpallur të pavlefshëm nënshkrimet të cilat Ia mundësojnë kandidimin për Kryetar të FFK-së.

“Nuk e di çfarë qëllimesh ka (Ademi), por unë jam pro me mendimin e Profës (Bylbyl Sokolit), që gara për të parin e FFK-së, të zhvillohet me më shumë kandidat.

Ademi frikësohet nga konkurenca, nga humbja, kjo mendoj që është arsyeja pse nuk kemi më shumë kandidat në garë për krytarin e FFK-së.

Sipas FFK-së, nënshkrimet e delegatëve të klubeve (FC Prishtina, KF Kika dhe KF Ulpiana) nuk janë valid.

Kështu kryetari aktual Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm edhe për një mandat tjetër në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.

Kujtojmë se, më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpalli zgjedhjet për kryetar të cilat do të mbahen më 6 prill. Ndryshe, në garë për të parin e FFK’së ishin edhe Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti të cilët u tërhoqën për ta mbështetur kandidaturen e Gramoz Vokrrit. Gramozi, është djali i legjendës së ndjerë Fadil Vokrri.

You may also like