Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe edhe në objektin e Qeverisë: Duam veprime, jo statuse në Facebook

by admin
Spread the love

Numër i madh i qytetarëve kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit në shenj proteste pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, raporton Ekonomia Online.

“Duam veprime jo statuse”, kjo ishte thirrja para zyrës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ku edhe hodhën ngjyrë të kuqe.

Trina Binaku,
aktiviste tha se shteti ka dështuar që t’i ndëshkojë dhunuesit, duke mos u
siguruar vajzave jetë të qetë.

“Përdhunimi i vajzës
pesë vjeçare nga pesë burra është vazhdim i një sistemi patriarkal. Ky sistem që
po prodhon vazhdimisht dhunues”.

“Ka pasur raste kur
këta përdhunues janë lënë të lirë nga shteti. Shteti është duke e dëshmuar që dështimin
e vet duke mos ua siguruar vajzave sigurinë. Nëse ju nuk i ndëshkoni dhunuesit,
ne do t’i ndëshkojmë”.

Protesta nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, vazhdoi te Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Këshilli Gjyqësor.

Pos Prishtinës, protestë do të mbahet edhe në Tiranë e Shkup.

Sipas njoftimeve, në Tiranë mbledhja në sheshin “Nënë Tereza” nis në orën 18:30, ndërkohë në Shkup në orën 17:00.

LEXONI EDHE:

You may also like