Protestojnë pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues – Shqip

by admin
Spread the love

KËRKOJNË RRITJEN E SHTESAVE TË RREZIKSHMËRISË

Këta janë pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës.

Kësaj radhe nuk janë me ndonjë detyrë por kanë ardhur për të shprehur pakënaqësit e tyre rreth të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesave të rrezikshmërisë.

Atyre në protestë u është bashkuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.

Një prej pjesëtarëve të këtyre njësive, tha se premtimet e Qeverive ndaj tyre nuk janë realizuar “qe mbi 10 vjet” ndërsa kanë kërkuar që pakënaqësit e tyre të mos përdoren për qëllime politike.

Këto njësi janë të specializuara dhe certifikuara në luftën kundër terrorismit, lirimin e pengjeve si dhe të intersvenojnë në raste kur cënohet siguria kombëtare e të cilët së fundmi neutralizuan grupin terrorist në basnjkë të Zvecanit.

Këto dy njësi janë të trajnuara nga akademitë dhe njësitë më prestigjioze në botë.

 

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

 

You may also like