Protesta pro palestineze në disa qytete të Greqisë: Palestina ka të drejtë të krijojë shtetin e saj

by admin
Spread the love

Mijëra grekë dhe emigrantë arabë e palestinezë protestuan këtë të diel në qytetet më të mëdha të Greqisë.

Protestat u organizuan prej grupimeve të majta të udhëhequra prej partisë komunisti greke si dhe organizatave pro palestineze.

Protestuesit kërkuan ndalimin e ofensivës izraelite në Gaza. Ata kërkuan të drejtën popullit palestinez “për krijimin e shtetit të Palestinës dhe bashkëjetesës normale me fqinjët e tij”.

Sipas policisë, pjesëmarrja ishte masive, ndërsa protestuesit akuzuan Izraelin se po kryen gjenocid në Gaza.

Në Athinë protesta u shtri në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe përfundoi jashtë ambasadës izraelite.


Top Channel

You may also like