Protesta kombëtare e 20 dhjetorit, Berisha: Kemi dy qëllime kryesore

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar nga emisioni “Opinion” se më 20 dhjetor do të zhvillohet protesta kombëtare. Ai u shpreh se protesta do të ketë dy qëllime kryesore, së pari kundër “Ballkanit të hapur” dhe së dyti për “vjedhjen kombëtare”.

“Unë kam një lajm këtu për shqiptarët dhe për ju këtu. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Revolucioni është në protestë. 20 dhjetor… Protesta ka dy qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të hapur, së dyti protesta e vjedhjes kombëtare”, tha Berisha.

Blendi Fevziu: Do bësh protestë kundër Bashës tek PD?

Sali Berisha: Kombi në datën 20 është në protestë. Nuk mundet më. Merr fund skenari armiqësor antishqiptar i Ballkanit të Hapur. Në Foltore unë kisha paralajmëruar se do të ketë protestë kombëtare.

You may also like