Pronarja në Zvicër gjobitet me 100 mijë franga, pasi kishte rinovuar ndërtesën pa autorizim

by admin
Spread the love

Gjykata Federale zvicerane sanksionoi një grua që kishte rinovuar një ndërtesë pa autorizim dhe kishte marrë shumë qira

Një grua që posedon një ndërtesë tetëkatëshe në lagjen e Gjenevës, Pâquis, sapo është gjobitur me 100 mijë franga. Gjykata Federale zvicerane e sanksionoi rëndë atë për rinovimin e gjashtëmbëdhjetë apartamenteve pa autorizim midis viteve 2011 dhe 2015, raporton “Tribune de Genève”, transmeton portali Shtegu.

Më pas, pronarja i vendosi qiratë shumë të larta, duke mbledhur në mënyrë të padrejtë 212 mijë franga zvicerane. Ajo do të duhet ato t`ua rimbursojë qiramarrësve të mashtruar. Këshilltari shtetëror Antonio Hodgers, i ngarkuar me departamentin e territorit, shprehu kënaqësinë e tij, pasi organi suprem ka “ndjekur plotësisht konkluzionet” e shërbimeve të tij. Ai beson se shteti është “konfirmuar në veprimin e tij për të mbrojtur banorët nga shkeljet e mundshme gjatë rinovimit të ndërtesave”.

You may also like