Prokurori pritet ta marrë në pyetje Ronaldon për “dokumentin sekret” të Juventusit

by admin
Spread the love

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Prokurori Publik i Torinos mund ta marrë në pyetje Cristiano Ronaldon si pjesë e hetimit për kontabilitet të rremë që përfshin Juventusin.

Andrea Agnelli, Pavel Nedved, Fabio Paratici dhe drejtorë të tjerë aktualë janë nën hetim për parregullsi të supozuara në kontabilitetin e klubit.

Disi është i përfshirë edhe ish-ylli i “Bianconerëve”, Cristiano Ronaldo, edhe pse ylli portugez nuk është në mesin e të hetuarve.

Zyra e Prokurorit Publik të Torinos po shqyrton një çështje në lidhje me CR7 dhe një marrëveshje ‘sekret’ me “Zonjën e Vjetër”.

Sipas raporteve të shumta në Itali, ka përgjime telefonike ku drejtorët e Juventusit flasin për një ‘dokument të famshëm që teorikisht nuk duhet të kishte ekzistuar’, por hetuesit nuk e kanë gjetur ende dokumentin dhe drejtorët e Juventusit të pyetur nga prokurori thuhet se nuk kanë shpjeguar natyrën të marrëveshjes me Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, marrëveshja mund të ketë të bëjë edhe me pagesën e shkëputjes së Ronaldos nga Juventusi kur asi portugez u kthye në Manchester United gjatë verës.

Prokurori Publik i Torinos dëshiron të ketë një ide të qartë për marrëveshjen sepse nuk është publikuar apo komunikuar tek autoritetet kompetente.

Prandaj, Cristiano Ronaldo mund të merret në pyetje gjatë javëve në vijim për të dhënë një pamje të qartë të situatës.

You may also like