“Projekt me vlerë 1 miliard dollarësh”, si u kthye baza ushtarake në një nga qendrat më të mëdha turistike në Evropë – Shqip

by admin
Spread the love

Në pjesën e fundit të emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu ka folur për Portonovin, si një nga projektet më të mëdha të Ballkanit.

Ai ka bërë një intervistë me drejtoren e marketingut dhe komunikimit të Portonovit, Adrijana Husic, ku kanë folur më tepër rreth këtij projekti dhe si u arrit të kthehej nga një bazë ushtarake në një prej qendrave më të mëdha të turizmit në Evropë.

Blendi Fevziu: Nga një bazë ushtarake detare e ish-Jugosllavisë, nga një, po e quaj, gërmadhë e mbetur nga Lufta e Ftohtë, Portonovi është kthyer sot në një nga projektet më të mëdha të Ballkanit dhe një prej projekteve më të mëdha të turizmit në Evropë. Është kthyer në një qendër me apartamente, vila si dhe me njërin prej hoteleve të vetëm, “One & Only” (një dhe i vetëm), në Evropë. Por si ka ardhur ky projekt? Si është transformuar, nga një bazë ushtarake, po them jashtë funksionit, në një prej projekteve turistike më interesante të Adriatikut.

Blendi Fevziu: Kur ke filluar me projektin tuaj këtu?

Adrijana Husic: 2012 ishte viti kur filloi gjithçka, por në fakt projekti “Operacioni”, erdhi në jetë në 2019-ën. Vendi ku po qëndrojmë tani është baza e vjetër ushtarake.

Blendi Fevziu: Domethënë porti ka funksionuar si një port ushtarak?

Adrijana Husic: Patjetër, ka qenë një ndër më të njohurve në ish-Jugosllavi dhe nga këtu, vijnë këto monumentet fantastike që ne kemi, të cilat ndodhen në një prej parqeve këtu. Ato janë zbuluar gjatë pastrimit të zonës.

Blendi Fevziu: Dhe nga një bazë ushtarake, tani është një prej projekteve më të përparuara dhe interesant në të gjithë Evropën.

Adrijana Husic: Faleminderit shumë për këtë kompliment. Ne bëmë më të mirën së bashku, me investitorët, të cilët erdhën nga Azerbajxhani.

Blendi Fevziu: Janë investitorë azer?

Adrijana Husic: Po, janë investitorë azer. Ky është një projekt me vlerë 1 miliard dollarësh.

Blendi Fevziu: Kjo është vetëm faza e parë e investimit?

Adrijana Husic: Po, faza e parë. 238 vende për jahtet.

Blendi Fevziu: Dhe sa apartamente, hotele, vila?

Adrijana Husic: Pra, ne kemi 218 rezidenca këtu. Ato janë në shitje, por edhe për t’u dhënë me qira. Ne kemi hotelin e parë “One & Only”, në Evropë, i cili është…

Blendi Fevziu: “One & Only” po, një prej hoteleve më luksozë në botë dhe i pari “One & Only” në Evropë. Çfarë madhësie kanë këto apartamente?

Adrijana Husic: Variojnë nga garzonjere në vila. Metrat katrorë janë të ndryshëm, por ajo që është shumë specifike në këtë projekt, është se nuk ka dy apartamente të njëjta. /tvklan.al

You may also like