Profesor Agani, figurë përbashkuese dhe politikan konsistent me vizion të qartë

by admin
Spread the love

Në 23-vjetorin e vrasjes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin.

Osmani ka shkruar se Agani ishte intelektuali i angazhuar “një jetë të tërë në përmbushjen e synimit për shtetin e Kosovës”.

“Ai ishte figurë përbashkuese, politikan konsistent me vizion të qartë për rrugën që duhet të ndiqte Kosova. Si dorë e djathtë e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, profesor Agani dha kontribut të çmueshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

|Aktiviteti i tij kombëtar u ndal më 6 maj 1999, kur forca të regjimit gjenocidal serb e vranë njërin nga strategët e lëvizjes paqësore. Vënia e autorëve para drejtësisë është synimi ynë i vazhdueshëm”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

 

You may also like