“Procesi i Berlinit”, policia blindon Tiranën. Cilat janë rrugët që do të bllokohen – Shqip

by admin
Spread the love

1604 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen e samitit

Nën masa të rrepta sigurie do të jetë Tirana për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën në kryeqytetin shqiptar, një event ndërkombëtar ku do të marrin pjesë liderët e Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se për mbarëvajtjen e këtij samiti do të jenë të angazhuar 1604 forca policore.

Masat e sigurisë do të fillojnë që pasditen e të dielës (15 Tetor) me bllokimin e disa rrugëve në qendër të Tiranës, ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve.

Ndërsa në ditën e samitit, bizneset në zonën e perimetrit të sigurisë nuk do të lejohet të hapen.

Kështu, rrugët që do të jenë të bllokuara janë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – ura e Dajtit deri te sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Bajram Curri nga kryqëzimi me rrugën e Elbasanit deri tek kryqëzimi i rrugës Ibrahim Rrugova, Rruga Papa Gjon Pali II – ETC – RTSH – stadiumi, rruga Ismail Qemali deri te rruga e Elbasanit, rruga Mustafa Matohiti.

Sipas Bizhgës, në këto zona do të lejohet vetëm qarkullimi në këmbë i banorëve rezidentë. Ndërsa në rrugën “Papa Gjon Pali II” nuk do të lejohet as qarkullimi i këmbësorëve.

/tvklan.al

You may also like